Kosova – realiteti: dje, sot dhe nesër

Tashmë kanë mbetur edhe ca ditë deri në përfundim të vitit kalendarik 2009. Në këtë artikull po mundohem të bëjë një përmbledhje të atyre ngjarjeve që kanë të bëjnë në relacionin Kosovë si dhe institucionet tjera ndërkombëtare siç është Bashkimi Evropian (BE), si dhe të tjera. Ky vit ka pasur edhe ngjarje të mira dhe të këqija kështu që në këtë artikull do të shihen të dy anët e medaljes.

Së pari, gjatë këtij viti të parë të plotë të pavarësisë së Kosovës ka pasur ngjarje të ndryshme nga skena ndërkombëtare siç është kriza ekonomike, ngritja e çmimeve të karburanteve që shkaktoi një rritje të çmimeve të produkteve të ndryshme si ato ushqimore edhe ato jo ushqimore, por një gjë u harruar të rritej ishte rrogat e shërbyesve civil, përkatësisht punëtorëve të sektorit publik. Kjo ka shkaktuar në një rënie të fuqisë blerëse të konsumatorëve përkatësisht qytetarëve të shtetit më të ri në botë.

Ta lëmë tash këtë pak anash të shohim në rrafshin politik çfarë ka ndodhur gjatë këtij viti. Së pari gjatë këtij viti listës së shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës u janë bashkëngjitur edhe 11 shtete që në gjithsej janë vetëm 64 shtete që kanë njohur pavarësinë e Kosovës gjer në këto momente. Siç dihet, objektivat nuk janë arritur në aspektin e njohjeve të reja të pavarësisë. Por, mos të brengosemi shumë se nuk janë këto objektivat e vetme që nuk janë arritur. Një ndër arritjet në aspektin e liberalizimit të vizave Kosova pasi që më herët nuk ka qenë fare si shtet gjatë këtij viti ka rritur të hyjë në listën e zezë të shteteve për vizat Schengen. Kështu që dal nga dal po ecim përpara përderisa nuk del dikush të na kthej prapa.

Siç e dimë, Kosova gjatë këtij viti është pranuar në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), si dhe në Bankën Botërore (BB). Kjo shënon një arritje në fushën diplomatike më tepër pasi që në këto institucione anëtarësohen shtetet sovrane gjë që procesin e pavarësisë e bënë më të pakthyeshëm. Tani e tutje do të mund të marrim kredi si për shembull për ndërtimin e termocentralit “Kosova C”, apo autostrada Morinë – Merdar. Por, duhet pasur kujdes pasi që barra e pagesës së kredisë bie mbi qytetarët e Kosovës që me vite të tëra do t’i rëndonte. Kështu që edhe ato para të mara nga FMN apo BB duhet të menaxhohen shumë mirë që mos të ketë ndonjë keqpërdorim me ato mjete.

Në aspektin e ekonomisë siç dihet në Kosovë nuk ka shumë kompani prodhuese kjo bënë që një pjesë e madhe e të hollave të qytetarëve të Kosovës të del jashtë Kosove dhe në këtë mënyrë në trajtë të vazhdueshme vjen deri te pakësimi i parave që janë në qarkullim në Kosovë për shkak të një zhbalancimi që ekziston në raport me importet dhe eksportet. Që të krijohet një ekonomi më të qëndrueshme do të duhet që sa më tepër në Kosovë të hapen punëtori që do të prodhonin diçka sa do pak të vogël që do të shërben si eksport i Kosovës.
Kosova është anëtare e CEFTA-s por kjo marrëveshje nuk është në zbatim pasi që Serbia dhe Bosnja bllokojnë mallrat Kosovare të udhëtojnë tutje në tregjet e vendeve të tjera perëndimore. Në këtë aspekt rruga e ndërtuar Durrës – Kukës i hap Kosovës një korridor të rri të transportit të mallrave – kjo u vërejt gjatë fazës së parë që tuneli ishte i hapur. Kjo rrugë do të shërbente në shumë qëllime jo vetëm për të shkruar pushuesit sa më lehtë në verime në bregdetin e pasur të Shqipërisë por edhe për transportin e njerëzve dhe mallrave për në vendet tjera si Itali e tutje.

Nga ana tjetër një nga elementet themelore të mirëqenies ekonomiko-sociale është dërgimi i parave nga emigrantët që jetojnë në vendet e tjera këtë vit është parë se këto dërgesa kanë qenë më të voglat që kanë ardhur që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Kjo më mënyrë direkte ndikon në dobësimin e fuqisë blerëse te konsumatorët, pra, xhepi i qytetarëve të Kosovës sa vjen e shkurtohet. Siç dihet kriza globale ekonomike e ka pllakosur ekonominë e shumë shteteve botërore ndër to edhe të vendeve të industrializuara, e kjo ka qenë shkaktarë i prurjes më të paktë të parave nga vendet tjera në Kosovë.

Sa i përket sigurisë në vend si shtet më i ri në Evropë ende disa shtylla të shtetit na mungojnë një ndër ta është siguria sidomos e hyrje daljeve jo vetëm në pikat e kalimit të kufirit por edhe në pjesët tjera të kufirit me qëllim të parandalimit jo vetëm të kontrabandimit por edhe hyrje ilegale të elementëve të ndryshëm ndër ta edhe ato elemente kërcënuese për sigurinë e qytetarëve të Kosovës. Kjo është edhe një nga kriteret për hyrje në BE garantimi i sigurisë në kufijtë shtetit, por këtu ka edhe kritere të tjera siç është korrupsioni – kanceri i shoqërisë që ende nuk është gjetur një kurë për ta shëruar këtë sëmundje të shoqërisë që dita ditës po na gryen pak nga pak por siç thotë a fjalë të urta popullore: “gurë – gurë bëhet mur”, apo “pika –pika mbushet pusi”, pastaj pacenueshmëria e organeve gjyqësore si dhe të forcave të rendit.

Para pak kohe ishin zgjedhjet e para lokale që mbahen pas shpalljes së pavarësisë të Kosovës që në përgjithësi u vlerësuan si të suksesshme por me disa probleme aty këtu për shkak të mos-korrektësisë dhe mos-përgjegjësisë që disa personave që kanë qenë të përfshirë në procesin zgjedhor. Kjo është thjeshtë një sinjal se në Kosovë duket se ka ende persona që nuk e duan demokracinë parlamentare pasi me çdo kusht duan të fitojë partia e tyre me anë të këtyre veprimeve të pahijshme. Këta persona në përputhje me ligjin do të ishte dashur të dënoheshin për veprat e bëra.

Së, fundmi në aspektin e shëndetësisë janë shënuar disa përmirësime e disa premtime ua dhanë por premtimet si duket vetëm mbetën në letër për rritje pagash që u pat premtuar, nga ana tjetër më në fund na erdhi i paftuari – virusi A/H1N1. Sa i përket rrogave të sektorit publik siç janë policia, zjarrfikësit, mjekët etj, në përgjithësi do të duhej t’iu ishte rritur rroga për shkak se siç thash në fillim çmimet janë ngritur në mënyrë ujëvare të vrullshme.

Më në fund shpresojmë që viti i ardhshëm na sjellë risi të ndryshe si në aspektin e njohjeve të reja të pavarësisë së Kosovës, pastaj vendim në favor të Kosovës iGjykatës Ndërkombëtare për Drejtësisë (GjND), si dhe në fund pranimi në Kombet e Bashkuara se kjo hap rrugë të shumta ndër të cilat janë prefiksi telefonik ndërkombëtar, futja e Kosovës në listën e shteteve ISO 3166 do të na jepte mundësinë të kemi edhe ccTLD si dhe shumë dobi tjera që do ta fuste Kosovën në listën e shteteve në shumë shërbime siç ësht Ebay, Paypal, Moneybookers etj.

Të nderuar anëtarë të grupit Kosova në EU shpresoj që mos t’iu bezdis me këtë mesazh të gjatë.

Ju uroj festat e fund/fillim vitit si dhe ju dëshiroj çdo të mirë gjatë 2010.

Me nderime

Ahmet N Murati
28 dhjetor 2009

Kosovo – reality: yesterday, today, tomorrow
There are only few days left until the end of calendar year 2009. In this article I am trying to make a summary of those events related to Kosovo and other international institutions such as the European Union (EU) and other. This year the events has been good and bad so in this article will be seen on both sides of the medal.
On the first hand, during the first full year of independence has had different events from the international scene as the economic crisis, increasing fuel prices that caused an increase in prices of various products such as edible and non edible products, but one thing they forgot was to increase salaries of civil servants, public sector workers respectively. This has caused a decline in consumer purchasing power respectively citizens newest country in the world.

Now leave this little aside to look at political level what has happened during this year. Firstly, this year the list of states that have recognized Kosovo’s independence are also attached 11 countries that so far there are only 64 countries that have recognized Kosovo’s independence until this moment. As known, the objectives are not achieved in terms of new recognizing o independence. But not to worry about that because not only this target has not been achieve there other targets that are not achieved too. One of the achievements in terms of liberalization of visa Kosovo since earlier was not quite as state this year has grown to enter the black list of states for Schengen visas. So, we are getting forward step by step to get out of this black list before unless someone turn us back.

As we know, Kosovo this year was accepted to the International Monetary Fund (IMF) and World Bank (WB). This marks a milestone in the diplomatic field as more institutions Kosovo joins where only sovereign states may join and which makes the process of independence on the strongly irreversible. From now on we will be able to get a credit such as for power plant “Kosovo C”, or highways Morine – Merdar. But care should be taken as loan payment burden falls on citizens of Kosovo for years. So, those credits obtained from the IMF and WB should be managed very well not to have any misuse of those funds.

In terms of economy in Kosovo known as not many companies manufacturing this caused a large portion of the money of the citizens of Kosovo and Kosovo out in this way comes in the form of continuing to drop money in circulation in Kosovo due to the unbalancing that exists in relation to imports and exports. To create a sustainable economy that will need much more in Kosovo to open workshops that will produce something like e.g. little parts than that will serve as the export of Kosovo.

Kosovo is a member of CEFTA, but this agreement has no effect as Serbia and Bosnia and Herzegovina are blocking Kosovo goods to travel across to go to the other markets of Western countries. In this aspect highway Durres – Kukes just built has opened a corridor to transport goods – as it was observed during the first phase while tunnel was opened. This road will serve for many purposes not only for the visitors to get easily in breathtaking coast of Albania but also for transporting people and goods to other countries like Italy and beyond.

On the other hand one of the basic elements of economic and social welfare is to send money home by migrants living in other countries this year is that these shipments were the smallest that have started to measure them since the end of the war in Kosovo. This most direct impact affects the weakening purchasing power of consumers; it implies pockets the citizens of Kosovo are becoming shorter and shorter. As you know the global economic crisis has plagued the world economy in many countries among them the industrialized countries, and this has been the cause of remittance are bringing less money from other countries to Kosovo.

Regarding security in the country in the newest country in Europe still some country essential bars missing one of them it is the security, especially the entry outflow not only in border crossing points but also in other parts of the border in order to prevent not only smuggling but also illegal entrance o the different elements among them those elements threatening the security of the citizens of Kosovo. This is also a criteria for EU entry in guaranteeing security alongside country’s borders, but here there are also other criteria such as corruption – the cancer society is not yet found a cure for this disease to heal society day by day to us gryen as little by little but says a popular proverbs: “stone – stone makes wall “, or “speckle –speckle fill a well”, then the inviolability of the judiciary and law enforcement.

Some time before local elections were held after the proclamation of Kosovo independence was assessed as generally successful, but with some problems here and there due to non-correctness and irresponsibility that some persons were involved in the election process. This is simply a signal that in Kosovo there are still people seem to not want parliamentary democracy at all costs because they want to win their party through these improper actions. These persons in accordance with the law would be the sentencing for the actions they had committed.

At, in terms of health recently have seen some improvements and some gave promises, but promises it seems only remained on paper for wage increase that was promised, finally it came, the un-invited – A/H1N1 virus. As salaries to public sector such as police, firefighters, doctors, etc., should generally be increased salary because as I said earlier are raised prices like an impetuous cascade.

Finally we hope that next year bring us to different innovation as in terms of new recognizing of the independence of Kosovo, then a decision in favor of Kosovo at the International Court of Justice (ICJ), and finally joining the United Nations that this paves the way many among which are the international telephone prefix, the inclusion of Kosovo in ISO 3166 list of sovereign countries will give us the opportunity to have the ccTLD as well as many other benefits that would introduce Kosovo in the list of countries in many services such as Ebay, Paypal, Moneybookers etc..

Dear members of the group in EU Kosovo hope not to intrude on this long message.

I wish happy holiday of ending/beginning New Year and wish you all the best during 2010!

With honors

Ahmet N Murati
December 28, 2009

Advertisements

One thought on “Kosova – realiteti: dje, sot dhe nesër

  1. What i don’t understood is in reality how you’re now not really a
    lot more smartly-favored than you might be right now.

    You’re very intelligent. You realize thus considerably with regards to this matter, produced me in my opinion consider it from so many various angles. Its like men and women are not fascinated until it is something to accomplish with Girl gaga! Your individual stuffs great. Always deal with it up!

    Liked by 1 person

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s