Intervista Tiranë – Tokjo

Rastësisht isha te një internet kafe në Tiranë të re, dhe erdhën ca japonez.
Ata ishin duke folur në gjuhën e tyre, e kur u ndalën, unë po i pyes “Are you japanese?”
Ata mu përgjigjën “Yes”.
Pastaj një japoneze me emrin Yuko Yukoyama vazhdoi të më fliste e i tregova që jam nga Kosova dhe është hera e parë që takoj japonez.
E kur ia tregova emrin dhe mbiemrin më tha “Aha qenka i lehtë mbiemri yt, sepse e kam një mik atje në Japoni që e ka mbiemrin Murata”.

Pastaj, pas ca ditësh po më thotë eja një ditë te zyrja jonë se po na duhen punëtor.
Kur shkova aty ishte duke folur në telefon me atë gazetarin, kuptohet japonisht, dhe ndërkohë i ka treguar që jam aty.
e tani po më thotë “The journalist want’s to speak to you on the phone”
edhe i thash “OK”
e tani ma dha telefoni prej të flisja nga Tirana në Tokyo.

Fillimisht u prezantuam dhe filluam të flasim për gjendjen si ishte në Kosovë, duke thënë se përveç që luftohej në Kosovë, ishte dhe vrasja, përdhunimi e masakrimi i civilëve e cila kryhej si nga forcat paramilitare edhe ato ushtarake të Serbisë.  Pastaj, kam folur për mos efikasitetin e fushatës ajrore për ndalimin e gjërave të lartcekura. Një gjë tjetër që kam folur ka qenë që bazohesha në përvojën e luftës disavjeçare në Bosnje e Hercegovinë se atje bëheshin marrëveshje paqeje por mu në atë ditë ende pa përfunduar dita sulmet nga ana serbe vazhdonin. 
Kështu që pa praninë e forcave tokësore në Kosovë nuk do të ketë paqe të qëndrueshme. Këtë argumentim më është dashur ta bind sepse më bënte pyetje të ndryshme në lidhje me këtë operacion.

Kjo bisedë ka zgjatur rreth 33 minutë.

E pastaj pas një jave shkova dhurova gjak se duhej pasi që shumë të plagosur nga Kosova vinin.

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s