We Speak Science shpall fituesit e konkursit të posterit më të mirë shkencor, korrigjuar në Harvard. Laura Peri rrëmben çmimin e parë.

We Speak Science shpall fituesit e konkursit të posterit më të mirë shkencor, korrigjuar në Harvard.

Laura Peri rrëmben çmimin e parë.

We speak Science është një institute shkencor i themeluar në vitin 2014 nga shkencëtarë të Harvard-it, kryesuar nga Detina Zalli (Harvard University) dhe Argita Zalli (Imperial College London), që ka si qëllim kryesor të tijin rritjen e nivelit të shkencës dhe mjekësisë. Aktiviteti i WSS është goxha i gjerë dhe përfshin ofrimin e kurseve për student dhe profesionistë, bashkëpunimin me shkolla si edhe hapësirën ku çdo i ri i shkencës mund ta gjejë veten.

Në tetor të këtij viti, WSS lansoi konkursin për posterin më të mirë shkencorë. Aplikimi ishte falas dhe fituesi do të zgjidhej nga stafi i Harvard University. Gjithashtu fituesit do ti lihej një hapësirë në një gazetë të universitetit të Harvardit.

Në këtë konkurs morën pjesë 1256 pjesëmarrës nga e gjithë bota: USA, Anglia, Italia, India, Maqedonia, Franca, Holanda dhe Shqipëria. Ndonëse niveli i konkurruesëve ishte goxha i larte dhe temat e trajtuara në posterë ishin goxha interesante dhe cilësore, Shqipëria spikati me cilësinë e punimeve.

12357944_1116122111732850_1199556087_n (1)Laura Peri, studente e mjekësisë në Universitetin Katolik ‘’Zoja e Këshillit të mirë’’ arriti të shpallej fituese e konkursit shkencor. Në fjalën e saj falënderuese ajo i jep rëndësi edhe grupit të cilët e ndihmuan që posteri të dilte në nivelin për të qenë i denjë për Harvard (Adriana Banaj, Ahmet Murati, Klea Troka, Fatjon Hajdari, Vedat Sunguri, Pranvera Ramadani dhe Besiana Zekaj janë pjesa e grupit të cilët ndihmuan në bërjen e këtij posteri dhe doktoreshe Migena Prifti, nga spitali i Durrësit u tregua shumë e disponueshme të japë kontributin e saj për të dhënat spitalore që duheshin. Andaj grupi ka një falënderim për doktoreshën për punën e saj profesionale.

Posteri me titull: “Konsekuencat fetale te shtatëzanitë diabetike në tremujorin e dytë” trajtoi me përpikëri një temë delikate siç është diabeti në shtatëzani, i cili ka pasoja si te nëna ashtu edhe tek fëmiu. Grupi fitues shprehet se ideja për këtë temë erdhi për shkak të rritjes së  numrit të fëmijëve të prekur nga kjo gjendje por mbi të gjitha sepse për këtë patologji mungojnë shumë informacionet dhe shumica e nënave e kalojnë këtë gjendje pa e ditur se e kanë atë. Në një farë mënyre, ky posterë është një lloj sensibilizimi që nënat të jenë me të kujdesshme në diagnostifikimin e kësaj gjendjeje pasi kurimi në kohë të duhur, përpara se të veprojë, mund të evitojë të gjitha ato konsekuenca të cilat mund të jenë edhe fatale ne rastin më të keq.

Gjatë posterit janë përpunuar të dhënat e marra nga spitali i Durrësit, për gratë të cilat kanë pasur diabet gestational. Diagnostifikimi në keto raste është bërë vonë, andaj edhe pasojat kanë qenë të pranishme në shfaqen e anomalive në fetuse, të tilla si: anomali kardiake, anomali të tubit neural si edhe polianomali. Përpunimi i këtyre të dhënave nxori një sërë konkluzionesh, thelbi i të cilave ishte sensibilizimi i grave për të qenë të kujdesshme dhe bashkëpunuese me mjekun në kapjen e kësaj patologjie përpara sesa ajo të lërë pasoja të pakthyeshme si për shëndetin e nënës ashtu edhe për atë të bebes.

Sigurisht që vështirësitë për të bërë një poster shumë afër “perfektes” ishin të shumta duke marrë parasysh moshën e re dhe mungesën e përvojës së të rinjve, por puna e fortë, ambicia e shëndoshë, bashkë punimi dhe fakti që nuk u dorëzuan derisa puna doli ashtu siç duhej, i çoi këta të rinj drejt suksesit.

Gjatë intervistës, Laura ndjehet shumë e lumtur për çmimin që fitoi. Ajo rrëfen rëndësinë e punës në grup dhe falënderimin për grupin e mrekullueshëm që e ka ndihmuar.

Por, një falënderim të veçantë ajo ia dedikon shkencëtares Detina Zalli. Fituesja shprehet se shkencëtarja ka qenë një këshilluese si shkencore ashtu edhe shoqërore, një mentore e kujdesshme, një profesioniste por njëherazi një njeri i mrekullueshëm dhe një inspirim të vërtetë! “Ajo ka qenë një udhëzuese për mua dhe një inspirim për çdo të ri, andaj e falënderoj për çdo këshillë të vlefshme” -shprehet Laura.

Laura u drejtohet të gjithë të rinjtë se kur punon për diçka me vullnet dhe pasion arrin vërtetë shumë lart, sepse pasioni dhe forca e vullnetit janë dy çelësat që hapin dyert e suksesit. Madje ajo këshillon çdo të ri që të jetë i vendosur në ëndërrat e tij dhe të mos dorëzohet, sepse forca e vërtetë e njeriut është pikërisht kjo – Të mos dorëzohesh kurrë! “Vetëm kur nuk rresht së besuari dhe shpresuari, por vazhdon të punosh me të njëjtën forcë dhe shpresë si ditën e parë, ëndërrat kthehen në realitet”- citon ajo.

Aida MetoGjithashtu një fakt që na bëri më shume krenarë është se një tjetër shqiptare ka rezultuar e suksesshme në këtë konkurs. Aida Meto, stomatologia që me posterin e saj kushtuar vëzhgimit histologjik të dhëmbëve arriti të fitonte vendin e shtatë në këtë konkurs ndërkombëtarë.

Këto rezultate janë një mesazh i qartë se cilësia e studentëve shqiptarë është shumë e mirë, thjesht u duhet krijuar mundësia dhe hapësira për ta shfaqur këtë. Urojmë që në të ardhmen aktivitete të tilla të shtohen dhe Shqipëria të triumfojë!

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s