Ti dhe Orkestrimi magjik

Ti dhe Orkestrimi magjik

July 23, 2010 at 2:51am

Ishim te rinj takoheshim rishtazi çdo dite, rrugët tona sikur ishin te ndërlidhura pothuaj në çdo orë të njëjte te ditëve të ndryshme. Kërcitjet e karrocave nëpër rrugët tona, tingëllonin këndshëm sikur te ishin tingëllimet e orës se sahatkullës. Tutje gjendej lumi, që me gurgullimat e tij të ndërthurur aty këtu me cicërimat e zogjve përreth artikulonte një orkestrim magjik që e ndiqja me padurim çdo ditë. I mbushur me emocione kthehesha te muzgu na ngatërrohej nëpër këmbe e rrugës për në shtëpinë time të takoja por siç ishim të rinj vjedhurazi ia hidhnim ndonjë shikim por fjalët sikur i kishim të mbyllura me dry, nuk shkëmbenim asnjë fjalë. Një dite tek po dëgjoja orkestrimin magjik, ashtu papritur u fut një gjë, e tmerrshme ishte, një bubullimë gjëmoi, zogjtë i tmerroi, cicërimat e tyre u ç’akorduan. Befas ca pika ranë, pas tyre edhe një mori pikash tjera pasuan. Lumit gurgullimat sa vijnë e i shtohen e përforcohen, sa që kërcitjet e karrocave filluan të zhyteshin në ujërat e lumit që tanimë kishte dalë nga shtrati i tij të gërryer me kalimin e kohës. Papritmas një urë që ishte tutje e vendosur u plandos në ujërat e turbulluara sa që copë dërrasash, trarët u tretën për pak në ujërat e turbulluara. Sa u panë atje dërrasat, uji i barti vrullshëm në drejtimin të rrugës sonë. Në ato çaste karroca jote kalonte aty pranë dhe një dërrasë e zuri rrotën nga ana e ujërave të furishme dhe e e theu atë. Në atë çast karroca filloi të gravitonte në drejtim të lumit, lum që kishte humbur shtratin e vet e sorollatej sa këtej e sa andej. Në atë moment zgjata dorën dhe e kapa karrocën nga ana tjetër dhe e lidha me litar që mos të rrëshqiste tutje. Shiu nuk ndalej dot, pikat e tij ishin bërë sikur të ishin të ngjitura njëra pas tjetrës por mua nuk më frikësuan të ndihmova të dilje nga karroca për tu ngjitur në vende ku uji nuk arrinte.

Sot, kishin kaluar shumë ditë, javë e vite dhe unë rrija për ca kohë përsëri në të njëjtin vend duke soditur dhe kujtuar ato çaste kur karroca ishte në rrezik të përmbytej. Nuk e harroj edhe gëzimin tënd që pate kur dole nga karroca që ishte gjysmë e përmbytur. Por sot ishte më ndryshe se t’i erdhe pranë dhe më tërhoqe nga kujtimi im që e kisha mbajtur për shumë vite. Sot, të shoh të gëzuar që përsëri gjetëm njëri-tjetrin por kësaj here t’i më tërhoqe.

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.