Category: IT Security

IT Security

Ca shpjegime në lidhje me sigurinë e kompjuterëve

Në botën e tanishme shfrytëzimi i kompjuterëve është bërë më se i domosdoshëm në shumë aspekte të jetës saqë çdo moment e shfrytëzojmë kompjuterin për të kryer një pjesë të madhe të punëve ditore. Të lidhurit e kompjuterit me botën e internetit, që ofron një mori të mirash, por edhe një mori të këqijash, hap edhe një portë për infiltrimin e softuerëve keqbërës, që me aktivitetet e tyre të ndryshme për nga natyra e të punuar pengojnë në punën normale të kompjuterit tuaj.

MaxPixel.freegreatpicture.com-It-Security-Cyber-Security-Computer-Security-1784985

Softuerët keqbërës janë të dizajnuar në mënyrë që të punojnë në mënyrë të fshehtë pa u diktuar nga përdoruesi i zakonshëm i kompjuterit. Disa programe keqbërëse në një moment të caktuar nga vet zhvilluesi i tyre aktivizohen dhe bllokojnë punën e kompjuterit. Disa të tjerë e zënë hapësirën e diskut dhe në këtë mënyrë ia zvogëlojnë mundësitë e kompjuterit të punojë si duhet, pasi që një pjesë goxha e madhe në sistemin operativ të Microsoft e përdor si pagefile.sys. Kjo është një memorie punuese dytësore, pasi që memorie punuese parësore është RAM memoria. Kjo memorie përdoret pasi që ta hapni një program të punoni me të, të mbaroni punë me të tani ta mbyllni. Programi në fakt në mbyllet në tërësi por bartet nga RAM memoria në pagefile.sys, pastaj po të ndodh ta hapni për së dyti programin e njëjtë ai do të ekzekutohet më lehtë. E këto programe keqbërëse e zvogëlojnë hapësirën e gatshme kështu që ky pagesfile.sys zvogëlohet dhe në këtë mënyrë kompjuteri punën më ngadalë. Disa programe tjera keqbërëse e ngarkojnë shumë procesorin sa që rëndohet shumë puna. Disa virus janë të specializuar në atë mënyrë që të shpërndahen në tërë rrjetin e brendshëm kështu është më problem heqja e viruseve të tillë.

  • Viruset kompjuterik
  • Krimbat (Worms),
  • Kuajt e Trojës (trojan horses),
  • Vjedhësit e informatave (spyware),
  • Reklama të pandershme (dishonest adware),
  • Vepra dhe vegla kriminale (crimeware) si dhe
  • Vegla rrënjësore (Rootkits)
  • Veglat Ransomware – përfitim ilegal

Virusët kompjuterik

Virusët kompjuterik i hasim kudo, ata zakonisht vijnë si bashkëngjitje në postat elektronike (e-mail), pastaj në pajisjet memorie të largueshme siç mund të jenë CD, DVD, BluRay Disk, USB memorie etj. Në kohërat e hershme disketat kanë qenë burim kryesor i viruseve ndërsa tash janë të paraqitura shumë burime të mundshme të viruseve. Gjatë historisë ka pasur virus të ndryshëm që kanë shërbyer për të kryer vepra të ndryshme që nga bllokimi i sektorit nismëtar – boot sektor deri te fshirja e të gjithë skedarëve që gjenden në disk por jo nëse në diskun e fortë ju keni disa particione – virusët e tillë i fshijnë shënimet veç në particionin e parë.

Krimbat (Worms)

Krimbat janë programe keqbërëse që e zënë hapësirën e diskut si dhe në disa raste janë edhe mass mailer që i marrin të gjitha adresat nga kompjuteri jua dhe i dërgohet një kopje. Rëndom në MSN Messenger, Outlook Express si dhe Outlook kanë shprehur aktivitetin e tyre këto programe keqbërëse pasi që përmes këtyre programeve kryesisht janë shpërndarë, por ka raste që edhe përmes mediumeve tjera të shpërndahen kryesisht me anë të USB memorieve që përmes një skedari të quajtur autorun.inf e ekzekuton virusin dhe krimbin etj.

Kuajt e trojës (trojan horses)

Kuajt e Trojës (trojan horses) – janë programe keqbërëse por puna e tyre e vetme është që pasi që të instalohen në kompjuterin tuaj të hap një port ku personi që e ka dërguar atë të merr kontrollin mbi kompjuterin tuaj. Pastaj, keqbërësi mund të instalojë çfarëdo programe në kompjuterin tuaj e për disa do të flasim më vonë. Eliminimi i këtyre programeve kërkon aftësi të nivelit të lartë pasi që nuk mjafton thjeshtë të hiqet programi keqbërës por edhe mbyllja e portit(eve) që ky program keqbërës mund t’i ketë hapur fillimisht.

Vjedhësit e informatave (spyware)

Vjedhësit e informatave (spyware)– janë programe keqbërëse me efekt në aspektin financiar sidomos për ata persona që bëjnë transaksione bankare. Nëse kompjuteri juaj është i infektuar me të paktën një vjedhës të informatave atëherë nofka dhe fjalëkalimi që përdorni për tu kyçur në ueb faqe të ndryshe për shit-blerje siç është ebay.com. Ky program është i dizajnuar t’i mbledhë të dhënat e bankave në mënyrë që personi që ua ka dërguar të mund të merr para nga llogarit tuaja bankare.

Reklama të pandershme (dishonest adware)

Reklama të pandershme (dishonest adware janë programe që kur bleni një tufë të softuerëve, ju vijnë edhe reklama për programe tjera që nuk iu interesojnë. Nga zhvilluesit kjo shikohet si një mënyrë për shpagimin e punës së tyre duke reklamuar programet e tyre në këtë mënyrë.

Vepra dhe vegla kriminale – Crimeware

Vepra dhe vegla kriminale, këtu përfshihen të gjitha programet keqbërëse që merren me vjedhjen e informatave me anë të keylogger (program për regjistrimin shtypjeve te tasteve në tastierë), me anë të të cilëve zakonisht te postat elektronike (e-mail) vidhet nofka dhe fjalëkalimi për qëllime të caktuara siç mund të jenë presione morale, ekonomike dhe politike, shantazhe, përftimi i fjalëkalimeve nga memoria e përkohshme e sistemit etj. Me një fjalë të gjitha këto veprime janë të sanksionueshme me ligj.

Vegla rrënjësore (Rootkits)

Veglat rrënjësore – këto programe keqbërëse instalohen në kompjuterit tuaj pas hapjes së portit nga ana e kuajve të Trojës dhe shërbejnë për marrjen e funksionalitetit administrativ të kompjuterit në largësi, që do të thotë që keqbërësi mund të jetë në anën tjetër të botës dhe ta ketë kontrollin në nivel administrativ të kompjuterit tuaj. Në këtë mënyrë ai/ajo mund të bëjë çfarë të dojë në kompjuterin tuaj dhe ju nuk mund ta vëreni fare punën e tij.

Veglat Ransomware – përfitim ilegal

Veglat ransomware – përfitim ilegal, janë programe keqbërëse që zakonisht merren përmes bashkëngjitjes në postën elektronike apo përmes klikimit në vjegëza që në mënyrë direkte e shkarkon programin keqbërës. Programi funksionalitetin e tij e ka të tillë që i enkripton skedarët e kompjuterit dhe tani kërkohet që të paguhet një shumë e caktuar kryesisht me monedha virtuale siç është Bitcoin. Por, edhe nëse kryhet pagesa e tarifës së kërkuar nuk të garantohet se mund t’i rikthesh të dhënat e tua që janë të enkriptuara.

Kështu që për tu mbrojtur nga këto të këqija ne duhet që çdo kompjuter ta pajisim me programe për mbrojtje nga virusët si dhe të pajisur me murin e zjarrtë (Firewall). Si sisteme më të sigurta paraqiten ato programe që janë të integruara edhe si Firewall edhe si Antivirus. Këto programe na mbrojnë edhe nga sulmet e hakerëve të ndryshëm si dhe bëjnë mbrojtje ndaj infektimit të kompjuterit tuaj me anë të USB Memorieve. Gjithashtu është e rëndësishme që përditësimi i sistemit operativ si dhe i sistemeve të sigurisë të jetë në nivel të lartë pasi që në këtë mënyrë eliminohen disa lëshime të mundshem në pjesë të ndryshme të sistemeve operative që i kemi në dispozicion.

Advertisements
ComputersIT SecurityLajme

Nëse keni parë reklama të padëshiruar në Skype

Nëse keni pas rast të shihni reklama të padëshiruara në dritaren e Skype një nga mënyrat më të lehta për ta bllokuar këtë është ta hapni skedarin hosts nga
C:\Windows\System32\drivers\etc\hosts
por me privilegje administrative pasi që nuk ju lejon ta ruani

 

Aty e shtoni rreshtin në vijim

127.0.0.1:8084 https://apps.skype.com

edhe me këtë sa herë që skype tenton të kyçet te kjo adresë kompjuteri ia referon adresën e dhënë dhe nuk merr asnjë përgjegjje dhe rrjedhimisht reklamat e padëshiruara më nuk dalin.