Disa nga pikat kyçe që do të bëheshin gjatë këtij mandati.

Rëndom, unë në blogun tim nuk shkruaj për politikë por rasti i 25 marsit 2020 nuk bënë ta merr rrota e historisë dhe të zhduket në eterin e pangopshëm e të na dukej se asgjë nuk ka ndodhur. Por ky shënim të duhet të lexohet dhe shpërndahet sa më shumë që të jetë i mundur.

Siç e dimë, qeveria e shpresës u rrënua nga LDK që u bë së bashku me partitë e opozitës në kulmin e pandemisë COVID-19. Rrënimi i qeverisë u bë ngutshëm sa që nuk u prit fare të kalohej kriza e pandemisë e pastaj të bëhej ose zëvendësimi i personit të shkarkuar me person të tjetër të LDK-së po LDK i hëngri fjalët që nga kushti pesë ditor, kapërceu hop në mocion për rrënim të qeverisë së shpresës.

Ndër pikat e shumta që është dashur të bëheshin gjatë këtij mandati janë zgjedhur disa nga to:

  1. Reforma në drejtësi, ligji për konfiskimin e pasurisë së fituar ilegalisht

    Në mandatet e kaluara ky ligj qëllimisht ishte nëpërkëmbur qëllimisht që të mos ishte asnjëherë i kompletuar pasi që dikujt i prekte në tel.

  2. Proçesi i Vetting

    Proçesi i Vetting është i ndërlidhur me pikën 1 dhe rrjedhimisht pa u kryer pika e parë nuk mund të vazhdohet më tutje me këtë proçes.

  3. Reforma në proçesin zgjedhor që do të na mundësonte votimin përmes ambasadave dhe konsullatave të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë,

    Qeveritë e kaluara as që nuk e kanë pasur vullnetin politik ta bënin këtë pasi që e kishin të sigurt që nuk do të mund të merrnin gati se asnjë votë nga diaspora. Përveç tjerash në këtë pikë duhet të bëhet e mundur votimi edhe i personave të tjerë me çfarëdo shtetësie që mund të kenë mjafton të jenë me prejardhje nga Kosova.

  4. Krijimi i Bankës së Zhvillimit,

    Krijimi i kësaj banke edhe pse është shumë i kërkuar nuk u arrit të zbatohej në plan për shkak të kryeneçësisë së Isa Mustafës që patjetër ta bënte mocionin e mosbesimit dhe të bashkërenditjes së saj me partitë e opozitës.

  5. Sigurimi shëndetësor.

    Sigurimi shëndetësor edhe pse do të duhej të bëhej shumë më parë qeveritë paraprake vetëm që e qarkullonin si fjalë të kota e asnjë veprim konkret nuk e bënin.

E shumë pika të tjera.

Në rast që nuk bëhet qeveria e re së shpejti atëherë duhet të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. Përse vallë duhet të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme gjersa këto zgjedhje duhet të organizohen në afat rekord. Unë kam punuar në KQZ edhe përgjatë zgjedhjeve normale dhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe të parakohshme.

E dimë që për një palë zgjedhje shkojnë rreth gjashtë apo shtatë milionë euro nga buxheti i shtetit, para të tona, që nuk janë të planifikuara por që merren nga linja buxheti të ndryshme e gjatë vitit nëse ndodhë të mungojë ndonjë gjë si për shembull lapsa dërrasë të bardhë, shiringa në ambullantë, apo filtra N95 apo dezinfektues apo çertifikata të lindjes, ekstrakte të lindjes, divorci a të vdekjes.

Kaq e do Kosovën dhe zhvillimin e saj LDK

Advertisements

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.