Ëndërra të shkërmoqura fëmijërore

Kur ishim fëmijë, loznim me pupca / klikera në totuarë të pluhërosur duke lozur me moshatarët. Kemi lozur madje shumëqelësa, symbullur e të tjera aktivitete sportive. Karakteri i këtyre lojërave nuk ishin garues por të kalonim ca kohë së bashku dhe të kalonim mirë. Jemi rrëzuar, kemi përqafuar edhe dheun e pluhurin. Atëherë, ëndërrat fëmijërore na u shkërmoqën në tërësi teksa shihnim nxënës të helmuar me helme nervore, ushtarë shqiptarë të vrarë në arkivole hekuri e madje patëm mundësi të votonim edhe në referendumin për pavarësinë e Kosovës e cila u shty për nja 26 vite të arrihej. E përjetuam edhe 2 Korrikun, numrin e fundit të gazetës Rilindja që e kam lexuar që nga 1982 deri më 1992. Më 1984 kemi përjetuar edhe tentimin e 22 nxënës serb dhe rom të na rrahnim neve 11 nxënës shqiptar por i mundëm ne ata njësoj si në filmin 300. E përjetuam edhe mbylljen e RTP, e cila u zëvendësuan me Hajrie Spikericën që jepte lajme me gjysmë zëri se ato ishlajme fake dhe ne ishim të mirë informuar nga Deutsche Welle, Radio Zagrebi, Radio Kajro në shqipe të mirëfilltë. Kemi përjetuar madje edhe gazra lotësjellëse më të fuqishme që ishin të lejuara sipas marrëveshjeve dhe trakte ndërkombëtare, e madje shumë të përgjakur e të plagosur e të vrarë.

Sot, fëmijët janë të ngujuar nëpër shtëpitë e tyre pa pasur mundësi që të bëhen me ballë apo të përqafojnë pluhurin. Pluhuri mund të jetë ndonjë grimcë hekuri apo ndonjë element kimik që nevojitet për trupin e njeriut. Më vendet nordike bëhet parashkollimi në male, baltë e të tjera.

Advertisements

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.