Informata në lidhje me procesin e njohjes së diplomës nga Kosova

Së pari duhet të konsultoni faqen e Anabin kmk. URL:  https://anabin.kmk.org/anabin.html

shopping business money pay
Photo by Pixabay on Pexels.com

Këtu duhet të shkoni dhe ta plotësoni formularin aty e pastaj iu dërgohet në postën elektronike. Këtë dokument duhet ta shtypni dhe kur e përmblidhni dokumentet e kërkuara duhet ta bashkëngjitni edhe këtë dokument pasi që e ka kodin përcjellës së lëndës tuaj. Pa këtë dokument, dokumentet nuk merren në trajtim fare.

Për të aplikuar me sukses për EU Blue Card ju duhet ta keni pagën të paktën 3500 € bruto në muaj ose 42’000,00 € në vit. Për vitet në radhë pritet të rritet edhe tutje kriteri i pagës.

https://www.kmk.org/zab/zentralstelle-fuer-auslaendisches-bildungswesen/zeugnisbewertung-fuer-auslaendische-hochschulqualifikationen.html

Duhet ta keni të qartë që nëse doni të studioni në Gjermani ekziston procedurë tjetër e njohjes së diplomës por që zgjatë të paktën gjashtë muaj deri sa të kryhet ajo procedurë. Ndërsa për njohje të diplomës për punësim sidomos me EU Blue Card zgjatë rreth një muaj por shërbimi postar Kosovë <> Gjermani merr diku të paktën një javë deri në dy javë maksimum.

Pastaj e zgjedh EU Blue Card rreth një muaj zgjatë procedura

Sa i përket nostrifikimit të diplomës duken këto dokumente

  • Kopja e Diplomës së fakultetit e noterizuar si dhe e përkthyer zyrtarisht ,
  • Certifkata e notave duhet me përkthim zyrtar si dhe kopje të noterizuara, për studentët e Universitetit të Prishtinës apo të qyteteve tjera duhet të tërhiqet nga sekretariati i fakultetit përkatës por duhet theksuar që certifikata iu duhet për jashtë vendit.
  • Kopje e Diplomës dhe certifikatat e shkollës së mesme duhet me kopje të noterizuar dhe të përkthyera.

Nëse ju jeni transferuar nga një fakultet apo universitet në tjetër atëherë duhet të merrni edhe Certifikatën e notave nga institucioni përkatës, për shembull nga FSHMN duhet të kërkohet Certifikatë e notave për jashtë vendi. Dhe kjo duhet të përkthehet me përkthim zyrtar dhe e fotokopjuar e noterizuar.

Të gjitha këto dokumente duhet të dërgohen me postë, mënyra e dërgimit është rekomandim që në rast se është shkruar gabim adresa kthehen dokumentet në adresën tuaj.

Këtu e gjeni postën elektronike zyrtare e institucionit Sekretariati i Konferencës i Ministrisë së Kulturës e cila merret me njohjen e diplomës nga vendet tjera.
me këtë email duhet të komunikoni në gjuhën gjermane ose angleze: zabservice@kmk.org

Pa nostrifikimin e diplomës nuk mund të punosh në Gjermani në profesionin tuaj.

Për këtë proces më së shumti duhen deri diku 750,00 € pasi që përkthimi i dokumenteve me përkthim zyrtar kushton pak si shumë.
Për përkthime zyrtare duhet të kërkoni përkthyes zyrtar në gjuhën shqip <> anglisht ose shqip <> gjermanisht.

Sa i përket detyrimeve financiare për procesin e Nostrifikimit të diplomës për EU Blue Card kushton 200,00 € si dhe shërbimi i SWIFT 30 €.

Të dhënat kontaktuese me Anabin.

Adresa:

Sekretariat der Kultusministerkonferenz
Graurheindorfer Str. 157
D-53117 Bonn

Orari për biseda telefonike:
E hënë, e martë, e enjte:
09:00 – 12:00
14:00 – 15:00 Uhr

Të premten: 09.00 – 12.00 Uhr

Tel: 0049 (0) 228/501 664

 

 

 

 

Advertisements

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.