Kujtime

Kujtime

Më kujtohet sa isha në Kosovë, kam votuar në orën e parë të ditës së votimit dhe niseshim për në Prishtinë në përcjelljen e proçesit zgjedhor duke i postuar lajmet dhe komunikatat e KQZ përgjatë ditës deri në orët e vona në ora 22:30.

Kam qenë pjesë e KQZ, që kur u bë proçesi zgjedhor i pavarësuar nga OSBE dhe monitorues të tjerë.

Më 2009 ishte hera e parë që kam punuar në SKQZ, dhe ishte hera e parë e organizimit të Zgjedhje pas Aktit të Shpalljes së Pavarësisë, madje herë pas here edhe me laptop timin personal që të punoja me Corel Draw për përpunuar dhe përgatitur formularët e proçesit zgjedhor, materialit informuese për qendra votimi, vendvotim, si dhe fletëvotimi. Edhe pse nga një pjesë e KQZ që na ofronte të dhënat me vonesë, grupi i dizajnit e ka kryer me kohë dizajnimin e të gjithë dokumentacionit përcjellës të proçesit zgjedhor rrjedhimisht duke respektuar afatet ligjore.

Votues të rinj

Në këto zgjedhje, është kënaqësi e mbi 110 mijë votues të rinj që do të ushtrojnë të drejtën tyre të votës së lirë.

Uroj që kjo ditë të kalojë pa ndonjë trusni, votues grupor siç e kumtonte kandidati i PDK Ramiz Kelmendi.

Advertisements

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.