Pentagrami i dashurisë

Pentagrami i dashurisë

Kam ardhur nga larg
Aty ku dielli ndriçon
Me nota muzikore
Nga pentagrami i dashurisë
Së lulëzuar me lule t’praruar

Në notën e parë
Eis e ngritur
Dhe një intermeco gjysmë sekondëshi
E më pas një qerek note Gis
Bie boria e një flauti
Dhe një piano
Të gjitha përcillen nga
Saksofoni dhe harpa
Si dhe trumcaku i vogël
Që dëshmon se erdh pranvera.

Advertisements

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.