Shtresimi virtual i tastierës për Gjuhën Shqipe në sistemin operues Windows

Përdorimi i tërë alfabetit të gjuhës shqipe në botën e kompujterikës fillimisht kishte pasur mangësi të shumta pasi që ndryshimi i shtresimit të tastierës ka qenë i mundur që nga versioni Windows XP mirëpo atëherë ka qenë e nevojshme që ta kenit edhe mediumin instalues të Windows XP që të mund të arrinit ta bënit këtë.

Sistemet më të reja të ofruara nga Microsoft e kanë eliminuar këtë dhe tashmë me pak hapa mund të realizohet. Por, unë e vendosa ta bëjë një program të shkurtë dhe ta mundësojë vendosjen e shtresimit të gjuhës shqipe pa pasur nevojë për asgjë thjeshtë duke klikuar te butoni me flamurin tonë ose atë të anglishtes konkretisht flamuri amerikan.

Ndërruesi i gjuhës

Pamja e aplikacionit duket si në figurën paraprake.

Aplikacioni është i zhvilluar në C#, .Net framework 4.5 si dhe punon në sistemet operuese Windows të cilat përkrahen nga .Net framework. Programi është i zhvilluar në Windows 8.1.

shtresimi
Shtresimi i tastierës shqip në Windows 10.

Aplikacioni mund të shkarkohet falas nga vjegëza në vijim.

Gjuha

Advertisements

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.